![IMG_9644](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9644.jpeg)
Pas arrestimit të Erion Veliajt, nënkryetarja Antuela Ristani është komanduar të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, për sa kohë që kryebashkiaku aktual do të jetë pas hekurave.
Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës, të cilën e kishte vizituar dhe në orët e para të mëngjesit.
Para se të shkonte në Bashki për të bërë mbledhje me nënkryetarët dhe drejtorët, Rama ka takuar të deleguarit e PS në Hotel Tirana.
Në mbledhjen e Asamblesë mësohet të ketë thënë që Tiranën do ta marrë ai vetë përsipër, ndërkohë për Erion Veliajn ka thënë le të presim provat.
Ndërkohë që ju është kërkuar të deleguarve që të punojnë më shumë se sa “dje” për të fituar kryeqytetin nga ky sulm elektoral.
Për Tiranën, përveçse në aspekt politik, mësohet sipas të pranishmëve që Rama e ka patur edhe për drejtimin e Bashkisë Tiranë, për të cilën ka thënë që do të ketë në vëmendje të gjitha punët dhe vendimet e bashkisë së kryeqytetit.