
SPAK ekzekuton 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal
Lajmi bëhet i ditur për “Ora News” nga gazetari Edison Vatnikaj i cili raporton se mes të arrestuarve ka dhe policë.
Po kështu mësohet se tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ndërkaq mësohet se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj.
Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.