Sipas mediave të Tiranës, Casino Arena në pronësi të Idajet Ismailaj t të Albstar pushoi nga puna kolegët e Joy-t pas dhunës vdekjeprurëse ndaj saj, roli i Rodi Barcit dhe mbrojtja e kriminelit nga oligarku i kazinove.
E vërteta mes dyshimeve për vrasje apo vetëvrasje, futi hetuesit shqiptar në një rreth, nga i cili po gjejnë vështirësi të dalin për të dhënë një përgjigje përfundimtare.
Çfarë ka ndodhur me të vërtetë me Xhoi Aoko, 22 vjeç, nga Kenia?
Ajo u shtrua në spital 14 gushtin e vitit të kaluar, me hematoma që dyshohej të ishin shkaktuar nga dhuna e hedhja nga lartësia.
Goditjet e forta në kokë i sollën dëmtim të rëndë të trurit, aq sa ajo qëndroi në koma për muaa me radhë, derisa mbylli sytë përgjithmonë më 13 shkurt, në vendlindjen e saj.
Fiks një vit më parë, më 14 shkurt 2022 ajo vendosi të fluturonte nga Naerobi drejt Tiranës.
22-vjeçarja udhëtoi mbi 5 mijë milje larg familjes, për t’u punësuar në një kazino në Tiranë, pa e ditur se Shqipëria do të ishte vendi ku shpresat dhe ëndrrat për jetën do të ndërpriteshin.
Orët e para të mëngjesit të 14 gushtit, pas një dite pune, Xhoi shkon në shtëpinë ku jetonte, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, bashkë me shoqen e saj, Emili.
Skema e ringritur deri më tani nga grupi i hetimit tregon se 22-vjeçarja është përleshur fizikisht përpara se të rrëzohej apo hidhej, nga kati i tretë i banesës, ku mori lëndime të shumta, derisa humbi jetën disa muaj më pas, në shkurt 2023.
Xhoi ishte vetëm në shtëpi atë natë dhe sapo ishte ulur për të ngrënë.
Shoqja e dhomës ishte ende në punë.
Në këtë kohë, ka dyshime se dikush ka trokitur në derë dhe Xhoi e ka hapur.
Ky person është i dyshuari kryesor në këtë histori. Sipas grupit hetimor edhe nëse ngjarja rezulton të jetë vetëvrasje, është shkaktuar nga ky njeri.
Shenjat e dhunës në trupin e 22-vjeçares, dyshohet se janë pasojë e një tentative përdhunimi nga njeriu misterioz dhe për t’i shpëtuar ajo mund të jetë hedhur nga dritarja.
Trupi ka rënë në pjesën e pasme të godinës dhe nuk është parë nga askush.
Kur shoqja e saj është kthyer në shtëpi, ka menduar se Xhoi mund të kishte dalë, duke menduar se kishte pirë, pasi aty ka gjetur një shishe Jack.
Por pasi orët kalonin dhe Emili ka shkuar në punë, ka parë që shoqja e saj nuk ishte paraqitur aty.
Në këtë moment i është drejtuar Policisë ku ka denoncuar se kishte humbur kontaktet me të.
Çfarë bie në sy është fakti se menjëherë pas denoncimit, kazinoja ku vajza keniane punonte, ka hequr nga puna shoferin që e transportonte në shtëpi, bashkë me punonjëset e tjera.
Nëse ka apo jo gisht ai në këtë hisori, mbetet ende mister.
Ai u shoqërua sot për t’u marrë në pyetje në Policinë e Tiranës. Ndërsa me vendim Gjykatë u ushtrua edhe një kontroll i banesës së tij.
Por Prokuroria po ka dyshime se dashuria, apo më saktë dyshimi për tradhti është pista kryesore, si motiv i asaj që ka ndodhur.
Ngjarja vazhdon të jetë e mbuluar me mister edhe sot, një vit pasi u denoncua në Policinë e Tiranës.
Por si dhe pse u fsheh e vërteta nga autoritetet për javë të tëra, për vrasjen e një vajze 22-vjepër apo çfarë i kishte ndodhur vajzës nga Kenia?
Gjithçka u mësua vetëm pasi u publikua në media, atëherë kur 22 vjeçarja dergjej një krevat në Spitalin e Traumës pa arritur të nxjerrë zë.
U duk sikur pati tentative për të mbrojtur dikë, por kë?
Përgjegjësi i kazinosë është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen , por pa dhënë asgjë të dobishme për hetimet.
Për qëllime të hetimit është pyetur një nga punonjësit e rezidencës ku ajo jetonte, i cili ka shpjeguar se ky ambient nuk ka kamera dhe në dijeninë e tij pronari ishte jashtë shtetit me pushime.
Ajo që e bën edhe më të mistershme ngjarjen është dëshmia që ka dhënë në Polici një nga shoferët e kazinosë.
Mbrëmjen e 13 gushtit, ai bashkë me shoqen e dhomës së Xhoit dhe një tjetër, kanë qenë në ambientet e Komisariatit nr.1 të Tiranë, kur Emili bëri kallëzim për humbjen e saj.
Ky person rezulton të jetë shoferi i kazinosë që bëri shpërndarjen e punonjësve natën kur Xhoi la punën për t’u kthyer në banesë.
Në dëshminë e tij ai thotë se mëngjesin e datës 13 gusht, kur Xhoi ka lënë punën, ai nuk e ka parë atë në furgon.
“Vajzën që më treguat nuk e mbaj mend si fytyrë, pasi në furgonin e punës hipin persona të kombësive të ndryshme, kryesisht femra dhe nuk i fiksoj. Unë i lë tek hyrja e “Flovvers residence” dhe më pas largohem në punën time”, ka shpjeguar shoferi i quajtur Andrea Nako.
Ajo që e bën edhe më shumë të dyshimtë këtë dëshmi, është fakti se Emili ka deklaruar që Xhoi u kthye atë natë në banesë me makinën e punës.
Po ashtuedhe një tjetër kolege e saj pohon të njejtën gjë, duke thënë se në furgon atë natë ishin vetëm 3 persona dhe se makina i la në hyrje të rezidencës.
Pas kësaj dëshmie, natyrshëm lind pyetja: A mundet që shoferi i Casino Arena në pronësi të Idajet Ismailaj t të mos e ketë dalluar atë natë dhe pse ishte në Komisariat bashkë me kallëzuesit e tjerë?
Ka kaluar një vit nga ajo natë dhe pikëpyetjet sa vijnë e shtohen.
Edhe shpresat se Xhoi një ditë do të zgjohej e të tregonte të vërtetën, u shuan përgjithmonë.
Ajo ndërroi jetë në Kenia, pasi u tërhoq nga familja e saj nga Spitali i Traumës ku qëndroi për muaj të tërë në koma.
Nëse Policia apo prokuroria jonë do ta zbardhë një ditë këtë ngjarje, mbetet për t’u parë.
Por edhe nëse vërtetë Xhoi vrau veten, e sigurt është që dikush e dhunoi e më pas e detyroi të kryente atë veprim. Ajo nuk deshi të vdiste, por mesa duket nuk i lanë rrugë tjetër. /ABC News