Një biznesmen i fuqishëm , një politikan dhe një shofer don zhuan. Ky është trekendëshi që duket se ka përpirë jetën e kienianes Joy Ayoko në Tiranë sipas mediave të kryeqytetit. 

Vijon të jetë ende mister dhunimi deri në vdekje e 22-vjeçares keniane Joy gushtin e vitit të shkuar në Tiranë. Joy iku nga kjo botë pak javë më parë pas disa muajsh në spital.

Ajo punonte në “ Arena Casino “ , pranë Stadiumit Air Albania në Tiranë, ndërsa për policinë është ende mister roli i shoferit të kësaj kazinoje, Rodi Barçi në gjithë këtë histori.

Idajet Ismailaj , pronar i Arena Casino po pengon hetimet për vrasjen e kenianes Joy Ayoko nga i afërmi i politikanit të rendësishëm?
Idajet Ismailaj , pronar i Arena Casino po pengon hetimet për vrasjen e kenianes Joy Ayoko nga i afërmi i politikanit të rendësishëm?

“Arena Casino” është në pronësi të një biznesmenit të njohur , një ndër oligarkët e parapëlqyer të Ramës, i cili ndërtoi stadiumin me kullë.

Mësohet se shoferi Barçi, i afërm i një personi të rendësishëm pranë partisë në pushtet, është marrë në pyetje nga policia gjatë ditës së sotme.

Policia nuk po bën asnjë veprim pasi i janë lidhur duart nga ndërhyrja e pronarëve të kazinosë së famshme si edhe të politikanit të njohur pranë qeverisë për të nxjerrë të larë vrasësit e të resë.

Sipas mediave, duket se Idajet Ismailajt nuk i intereson të flitet më për vrasjen e punonjëses së tij dhe kërkon ta mbyllë çështjen sa më parë duke u fokusuar te fitimet e kazinosë.

Gjatë dëshmisë së tij Barçi ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni.

Nëna e së resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barçi, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje edhe punonjës të kazinosë në fjalë si edhe shoqja e Joy-it, Emily, për të cilën e ëma hedh po ashtu dyshime se ka dijeni për dhunimin e së bijës. /Gazeta Jone