Ishte këngëtari shkodran ai që nxiti Oltën që ta hiqte litarin, duke i thënë që të bëjnë një “finale të parakohshme”.

Tregoje veten, hajde të japim një finale të parakohshme. Hiqe litarin, unë e ti në nominim dhe e ndajmë mendjen. Hiqe, hiqe dhe mbyllja gojën të gjithëve. Hiqe dhe mi bëj gati valixhet më përcill. Hiqe se të enjte, të premte jemi në nominim bashkë. Shqipëria mban frymën. O ti o unë në këtë shtëpi”, i tha Luizi-Oltës.

Menjëherë pas fjalës së tij, Olta nuk e mendoi dy herë por e hoqi litarin. Nuk dihet nëse dyshes Olta-Luiz do t’i bashkohet ndonjë banor tjetër i shtepise se Big Brotherit për të dalë të shtunën ne tele-votim.