Ka dorë edhe pronari i kazinosë ? Policia dyshon se vajza keniane Joy Ayoko u vra sepse i dha informacion një lojtari

Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko.

Hetuesit kanë dyshime se 22 -vjeçarja e cila punonte si krupieere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shumë të mëdha parash.

Ka dorë edhe pronari i kazinosë ? Policia dyshon se vajza keniane Joy Ayoko u vra sepse i dha informacion një lojtari
Ka dorë edhe pronari i kazinosë ? Policia dyshon se vajza keniane Joy Ayoko u vra sepse i dha informacion një lojtari

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, që çoi deri në vdekjen e saj.

DETAJE/ Policia drejt zbardhjes se vrasjes së kenianes Joy Ayoko

Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë.

Intensifikimi i hetimeve

Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane, Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e vrasjes së saj.

Grupi hetimor ka përftuar biseda me interes, sidomos tek biseda e kenianes me shoferin e kazinosë ku ajo punonte, Rodi Barçit.

Komunikimi mes tyre ka ndodhur edhe në ditën kur ajo ka ndërruar jetë. Madje dyshohet se fillimisht ajo është kërkuar që të zbresë poshtë hostelit ku qëndronte dhe më pas është dhunuar.

Pasi është dhunuar, mendohet se trupi i saj është marrë dhe është hedhur në pjesën e pasme të godinës ku ajo qëndronte, duke zbehur kështu versionin e një vërtevrasjeje të mundshme, apo dhe rënies nga dritarja për shkak të pakujdesisë.

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome e për disa muaj ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.

Joy Ayoko keniane pronari Joy Ayoko keniane pronari