
I riu që shikoni në foto është 19-vjeçari Aurel Elezi, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në ishullin e Santorinit në Greqi.
Aureli ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, teksa ndërtimet kishin strukturën e një shpelle.
19-vjeçari ishte duke riparuar çatinë e ksaj ndërtese kur papritur është zënë poshtë nga stuktura e dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet greke kanë vënë në pranga pronarin e objektit si dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë.
Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale./gazetajonë