Ardit Çuni, opinionist në BBV “Fan Club”, është bërë bjond dhe kjo i ka tërhequr vëmendjen moderatores Megi Pojanit. Pasi e pyeti nëse ka bërë këtë ndryshim në look për t’i ngjarë Luizit, Arditi tha se ai bën ndryshime herë pas here. Arditi tregoi se ai i ka lyer flokët para Luizit, që në “Big Brother VIP 1”, së bashku me Dagzin. Këngëtari shtoi se i lyen gjithmonë dhe kur shkon në udhëtime.

“Unë mendoj që ngjyra e flokëve është firma e “Big Brother”. Vitin e kaluar unë dhe Dagz i kemi lyer flokët bjond, prandaj i riktheva dhe këtë vit. Madje sa herë që shkoj në Amerikë, i bëj gjithmonë. Rastisi që të shkoja këtë herë”,- tha ai.

Por nuk është ai i vetmi. Dy miqtë e Luizit, Mario dhe Joni, i kanë ndryshuar flokët për të mbështetur mikun e tyre në BBV, por edhe e kanë shpërndarë këtë “challenge” edhe me miq të tjerë të Luizit. Madje, edhe Megi Pojani tha se, nëse Luizi do ta fitojë BBV, edhe ajo do t’i lyejë flokët si ai: “Në qoftë se fiton Luizi. Kur të fitojë Luizi, do t’i bëj edhe unë”,– tha ajo.