Cdo mbrëmje përpara Kryeministrisë do të ketë protestë për uljen e çmimit të karburantit, që pasditen e sotme arriti në 260 lekë për litër.
Tubimi sonte u organizua përmes rrjeteve sociale. Protestuesit njoftuan se do të mblidhen cdo mbrëmje dhe të shtunën tubimi do të kulmojë me qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Mesazhet ishin të shumta kundër qeverisë Rama dhe politikës në tërësi. “Këtu nuk ka vend as Sali Berisha, as Lul Basha, as Ilir Meta, as Edi Rama” tha një qytetar.
“Të rrimë sot këtu, ti shporrim këta oligarkë të gjithë. Të ngrihemi, ti djegim këta që janë sot këtu, duke filluar nga Rama dhe me radhë” tha një tjetër.
“O të ulë taksat ky, ose hajde të ulim pantallonat ne të gjithë. Por këtë ne nuk e pranojmë” ishte një tjetër mesazh. Jo vetëm thirrje, por nuk munguan edhe lot nga protestuesit.
“Ta djegim dhe ta qërojmë njëherë e përgjithmonë” tha një tjetër qytetar.