Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që nisi të fliste në manifestimin e zhvilluar përpara kryeministrisë.
Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet.
Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që e kanë cilësuar si provokim fjalën e saj dhe ia kanë hequr mikrofonin nga dora, duke vijuar me linjën e tyre të diskutimeve.
“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.
Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndashëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja