Historiani amerikan Stephen Kotkin, profesor në Universitetin e Princetonit dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit shquhet ndërkombëtarisht për ekspertizën e tij në historinë ruse dhe sovjetike dhe si “biograf” i Joseph Stalinit për të cilin ai ka shkruar disa libra.

“Rusia ndjen se ka një ‘vend të veçantë’ në botë, një mision të veçantë dhe dëshiron të dallohet si një fuqi e madhe. Problemi i saj ka qenë gjithmonë fakti që potenciali nuk përputhej me ambiciet e saj”, vazhdon Steven Kotkin. “Ekziston gjithmonë mundësia e një grushti shteti në pallat” tha Kotkin për Kremlinin.

Mirëpo, Steven Kotkin vlerëson se, pavarësisht asaj që thuhet nga këndvështrime të ndryshme, luftën në fushë (dhe jo në rrjetet sociale apo në nivelin e komunikimit) e fiton Rusia.

“Elementi më i madh dhe më i rëndësishëm është se Rusia nuk mund të vazhdojë me një pushtim të suksesshëm të Ukrainës. Nuk ka numrin e nevojshëm të forcave. Nuk ka numrin e zyrtarëve të pushtetit vendor që do të nevojitej dhe as bashkëpunimin e popullatës.

Sa i përket sanksioneve që janë ende herët për të thënë nëse kanë efektin e dëshiruar, ato miratohen dhe vendosen kur nuk dëshiron të ndërmarrësh veprime ushtarake kundër një fuqie bërthamore siç është Rusia e Putinit”. Sipas Kotkin, Putin “mund të shtypë butonin” dhe të zbatojë kërcënimin e tij bërthamor. “Problemi është se ne nuk mund të supozojmë se ai po bën bllof” tha ai.