Nënë Liza, simbol i protestës së banorëve të 5 majit, i është bashkuar manifestimit të qytetarëve përpara kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

Ajo ka thënë se nuk është turp që po protestojnë, sepse kanë dalë për të drejtën. Nënë Liza ka bërë thirrje që kryeministri të rishikojë çmimet.

“Unë një nënë 79-vjeçare po vërtitem në rrënojat e banesave. Mua familjarisht dhe komshinjtë vetëm të na vrasë na ka mbet. Unë do të dal çdo ditë këtu. Të mos ketë turp që dalim. Nuk kemi rrugë. Jemi shqiptarë, nuk jemi në Afganistan, në Ukrainë. Të mos thotë që kam turp, ne nuk dalim për qejf. Dita e verës është kur ulen çmimet. Ai duhet të dali në penxhere.

Kryeministri ti thërrasë mendjes. Ky është turp për kryeministrin dhe policia ti vendosë gishtin kokës. Të mos marrin të rinjtë e ti fusin në burg. Nuk jemi turq, serbë apo ukrainas, jemi të gjitha jemi të gjithë shqiptarë”, tha nënë Liza.