Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga hapja e regjistrimeve për emigrantët, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, interesi duket se mbetet i ulët.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri këtë të hënë janë bërë 9224 kërkesa për t’i regjistruar, nga të cilat janë miratuar 1393 dhe të tjerat janë në shqyrtim.

Interes i ulët për të votuar nga jashtë, ja sa

Emigrantë të regjistruar për të votuar, 13 janar 2025

Kjo mbetet një shifër tepër e vogël nëse merr parasysh numrin e madh të diasporës shqiptare prej rreth 1.6 milionë, pjesa e madhe e tyre me të drejtë vote.

Mbetet për t’u parë në vijim se nëse do të ketë një rritje interesimi, ndoshta më tepër edhe kur të afrojë data e zgjedhjeve, dhe kur presioni dhe fushata e partive politike të arrijë kulmin e saj.

Interes i ulët për të votuar nga jashtë, ja sa