Këngëtari Justin Bieber, njoftoi të premten se është diagnostikuar me sindromën “Ramsay Hunt”, një çrregullim i rrallë neurologjik i cili i ka paralizuar njërën anë të ftyrës. Bieber njoftoi përmes një videoje në Instagram për anulimin e koncerteve pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Çfarë është sindroma Ramsay Hunt?

Sindroma Ramsay Hunt e cila u emërua sipas neurologut amerikan që e diagnostikoi atë në fillim të shekullit të 20-të shkaktohet nga lija e dhenve edhe herpesin. Kjo është diçka që ndodh rrallë. Sipas Agjencisë Kombëtare për Çrregullime të Rralla, vetëm pesë persona në 100,000 janë të infektuar me Ramsay Hunt çdo vit.

Sipas klinikës Mayo, kjo mund të ndodhë tek personat të cilët kanë pasur linë e dhenve ose i është shkaktuar nga një shpërthim herpes zoster. Ramsay Hunt mund të shkaktojë si skuqje rreth njërit vesh ashtu edhe paralizë në njërën anë të fytyrës, siç i ka ndodhur edhe Bieber. Simptoma të tjera mund të përfshijnë humbjen e dëgjimit dhe marramendje.

Në varësi të shkallës së dëmtimit nervor, rikuperimi zakonisht ndodh brenda disa javësh, sipas informacionit nga Sistemi Shëndetësor Mount Sinai. Opsionet e trajtimit mund të përfshijnë barna anti-inflamatore dhe antivirale. Në raste të rënda, mund të shkaktojë humbje të përhershme të dëgjimit dhe dëmtim të syve.