Allison Guerriero ish- e dashura e Charles McGonigal në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania tha se FBI e ka pyetur edhe për Shqipërinë.
Megjithëse nuk pranoi të jepte detaje se çfarë foli mes të tjerash në FBI për shkak se mund të kompromentonte rastin kundër McGonigal, tha ndër të tjera se askush nuk e ka telefonuar nga Shqipëria.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?
Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të rriskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjet do të merren në kohën e duhur.
Pyetje: A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?
Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigje.
Nuk më ka kontaktuar askush.