Pas përfundimit të spektaklit, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë komentuar reagimin e këngëtarit Luiz Ejlli, pasi Dea Mishel dërgoi në nominim grupin e tij, duke eliminuar nga gara Efin.

Gjatë një bisede me aktoren Olta Gixhari, Dea Mishel ka kërkuar konfirmime për reagimin e saj në përballje me Luizin.

Aktorja është përgjigjur se reagimi i saj ishte perfekt, ndërsa nuk ngurroi të tregonte hapur lumturinë për largimin e Efit.

“Po unë si reagova”, e pyet Dea. “Perfekt, perfekt”, ishte përgjigjja që mori nga Olta Gixhari, e cila gjatë gjithë javës ka shprehur hapur se Efi është një nga konkurrentet që e fuqizonte më tepër Luizin.