Moderatori dhe aktori Donald Veshaj ka publikuar një foto të tij në Instastory teksa mban veshur një bluzë ku shkruhet Sara dhe Lori, dy trashëgimtareve të Top Channel. Por emrit të Lorit i ka vendosur një vizë në mes, duke lënë të kuptohet zgjedh Sarën.
Aktori që të justifikohet është shprehur që për të bërë këtë veprim e ka detyruar Sara.
Ndërkohë Sara ka shkruar se kjo ishte si “pagesë” për intervistën, por Lori nuk ka qenë dhe aq e butë në reagimin e saj ndaj postimit të Donaldit, të cilin e ka ripostuar dhe ajo në faqen e saj në Instagram ku ka shkruar se aktori vazhdon mbetet një tradhëtar. Madje e ka shoqëruar edhe me emoji ‘gjarpri’
“Tradhëtar ngele,”-shkruan ajo.
Si duket e gjitha kjo ishte në kontekstin e një shakaje pasi Sara Hoxha do të jetë e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas”.