Dy kamionë me dy helikopterë Cougar të ushtrisë shqiptare dhe një kamion me logjistikë ndodhen në Kakavijë për t‘u nisur drejt Greqisë me destinacion final Poloninë.
Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, helikopterët po shkojnë për remont në Poloni dhe po shoqërohen nga një kompani gjermane e specializuara për transporte të tilla.
Kompania që do të kryejë remontin në Poloni quhet “Heli one”, kurse transporti po kryhet nga “Air Glaze Aviation”.
Karvani me kamionë është shoqëruar deri në Kakavijë nga Policia Ushtarake shqiptare.
Burimet sqarojnë gjithashtu që itinerari nga Greqia është bërë me qëllim që transporti të bëhet vetëm përmes vendeve të BE-së; Greqi-Bullgari-Rumani-Hungari-Sllovaki-Poloni