Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë, zbulohet një tjetër lëvizje e Vladimir Putinit. Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ndodhet në Minsk dhe Kremlini po përgatitet ta rikthejë atë në pushtet.

“Yanukovych është në Minsk. Kremlini dëshiron ta bëjë atë President të Ukrainës”, raporton “BBC”, duke cituar inteligjencën ukrainase.

Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion ose fushatë për rikthimin e Yanukovych në Ukrainë. Në muajin janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Viktor Yanukovych ishte larguar për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë.