Presidenti Amerikan Joe Biden thotë se Vladimir Putin ka ambicie më të mëdha se Ukraina. Në deklaratën për media, Biden tha se presidenti rus dëshiron që të rikthejë ish-Bashkimin Sovjetik.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Ai në fakt dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Dhe unë mendoj se ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendin ku ka ardhur pjesa tjetër e botës”, tha Biden.