Gazeta zvicerane “Blick” ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes futbollistit Edon Zhegrova dhe këngëtares Loredana.

Gazeta i ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale.

“Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish- lojtarin e Baselit”, ka qenë titulli i artikullit të “Blick”, i cili vazhdon me fjalët

“Në fundjavë, reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në storyn e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet”-ka shkruar “Blick”