BBC One sot pezulloi të gjitha programet e rregullta deri në orën 18:00 për shkak të lajmeve për shëndetin e Madhërisë së Saj.

Sipas Dailymail, Bargain Hunt ndërpreu transmetimin për të informuar shikuesit se mjekët ishin ‘të shqetësuar’ për shëndetin e Madhërisë së Saj, pas një deklarate nga Buckingham Palace të enjten pasdite.

Orari i pasdites së BBC One tani është zhvendosur në BBC Two. Programi popullor gjatë ditës, në të cilin dy skuadrave u jepen 300 £ për të kërkuar pazaret më të mira për t’u shitur në ankand, u ndërpre pak para orës 12:40 të së enjtes.

Njëzet minuta para se të fillonin lajmet e orës 1, shikuesit po shikonin teksa një nga prezantuesit e “Gjuetisë së pazarit” mbante një ombrellë mbi kokë dhe bënte shaka për ‘shiun dhe lagështinë’, përpara se të ndryshonte papritur në një ekran të zi.

Prezantuesja e BBC News Joanna Gosling më pas u shfaq për të dhënë lajmin.

‘Mirëserdhe për shikuesit në BBC One. Kemi marrë lajme nga Buckingham Palace se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral. Mjekët janë shqetësuar për shëndetin e saj dhe tani ajo është nën mbikëqyrjen e mjekëve.”-tha ajo.

Ky vendim i BBC ka alarmuar britanikët pasi ky kanal është ai që ka të drejtën e transmetimit të lajmeve lidhur me familjen mbretërore.