Stina e pranverës, ringjallja e natyrës sjell gëzim për shumë njerëz ndërsa për individët që vuajnë nga sëmundjet alergjike sjell shqetësime të mëdha. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 50 milionë persona, kjo stinë nënkupton teshtima, prurit, lotim të syve dhe bllokim të hundëve. Mjekja alergologe Eris Mësonjësi për të mësuar më tepër për këto alergji.
“Jo vetëm alergjia ndaj poleneve por dhe ndaj alergenëve të tjerë si pluhuri, po rriten në prevalencë në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të jenë një shqetësim përderisa temperaturat dhe ekspozimi po rriten. Studiuesit kanë raportuar që ndryshimet në klimë imponojnë simptoma të ndryshme në pacientët alergjike ndaj poleneve. Kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës së pacientëve.”,-u shpreh mjekja.