Çfarë po ndodhë në Francë? Shpërthim i
Një autobus ka shpërthyer në Paris, në qendër të kryeqytetit francez, fare pranë monumentit historik Notre Dame de Paris.

Dëshmitarët thanë gjithashtu se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa më pas panë flakë dhe tym të zi nga autobusi.

Incidenti u shënua mesditën e sotme, kur një autobus i transportit publik RATP mori flakë në Place Maubert dhe Bulevardin Saint-Germain, afër Katedrales Notre-Dame.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë automjeti është përfshirë nga flakët.