Ashtu si në Shqipëri, edhe në shumë vende të tjera të botës ekzistojnë supersticione për festën e Vitit të Ri. Pastrimi i shtëpisë, thjerrëzat për darkë, monedhë në bakllava etj, janë disa nga supersticionet që secili prej nesh i ka dëgjuar nga të afërmit apo familjarët e tyre.

Në botë ka besime nga më të ndryshmet, duke filluar nga objektet e deri tek ushqimet.

Më poshtë ne po ju listojmë disa prej tyre:

Mbani nëpër shtëpi një valixhe bosh

Njerëzit në Amerikën Latine besojnë se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime.

Bëni shumë zhurmë

Filipinezët mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që bërtisni, këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarre për qejf dhe fat.

Vishni të bredshme të kuqe

Këtë me siguri e keni dëgjuar shpesh. Nëse doni që dashuria t’ju trokasë në derë, në vigjilje të Vitit të Ri vishni të brendshme të kuqe. Njerëzit në Amerikën Latine besojnë se kështu, lidhje pasionante do ju presin në vijim.

Hani 12 kokrra rrush në mesnatë.

Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Pastro shtëpinë

Njerëzit në Kinë dhe Amerikën Latine, por edhe në Shqipëri, besojnë se pastrimi i shtpëisë heq gjithë negativitetin nga familja dhe jeta jote.

Vendosni para në kuletë

Pak para mesnatës fusni pak lek në kuletë. Thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.

Hapni dyer e dritare

Ky supersticion është shumë i famshëm në Filipine. Duke hapur dritaret ju po lini pas të shkuarën dhe jeni gati për gjëra të reja në jetën tuaj.

Puthni dikë në mesnatë

Nëse keni të dashur, puthni atë! Në të kundërt kë të keni më afër. Kjo bëhet që 365 ditët e ardhshme t’ju shkojnë duke puthur.

Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon mirëqenie dhe përparim. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon zhvillimin.

Shega

Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Tavë me Peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj për Vitin e Ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

Sipas traditave të ndryshme, sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja.

Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Thjerrëza

Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane dhe simbolizon paratë.

Monedha e fshehur në ëmbëlsirë

Në ëmbëlsirën e Vitit të Ri, mirë është të fshihni një monedhë. Atij që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë.