SPAK vendosi sot që t’i kërkonte Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurisë së Redjan Rrajës. Në listë janë disa prona në kryeqytet, një shumë parash, një orë Rolex dhe automjete.
Një nga automjetet është me ngjyrë gri, i tipit Audi, A8 i përdorur nga modelja Kejvina Kthjella por që sipas SPAK, rezulton të jetë në pronësi të Redjan Rrajës.
Kejvina Kthjella shoqërohej me Redjan Rrajën në kohën kur ndodhi ngjarja e Shijakut në vitin 2019.
Çfarë thoshte Kejvina për Rrajën?
“Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.
Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.
Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij” tha ajo asokohe.
Por për çfarë akuzohet Redjan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja?
Redjan Rraja është i pandehur nga SPAK për atentatin që ndodhi më 1 Nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës.
Në atentat mbetën të plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i Shijakut. A
i sot është në kërkim lidhur me ngjarjen e dy javëve më parë që ndodhi në autostradë që lidhet me vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj.
Andi Maloku, shoferi i prokurorit ishte personi që humbi jetën tre vite më parë nga atentati.
Në dosjen e SPAK, akuzohen Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj për vrasje në bashkëpunim.
Redjan Rraja i ka mohuar akuzat për përfshirje në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.