Shumica e grupit parlamentar demokrat u mblodh sot pas thirrjes nga Gazment Bardhi.

Takimit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetë të tij si dhe katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme.

Kemi caktuar një pjesë të axhendës parlamentare për sesionin e ri. Prioritet i punës së deputetëve të opozitës do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej dy viteshËshtë vendosur si prioritet i punës së deputetëve të gjithë opozitës, sigurisht ata që e ndjejnë vetën opozitarë.

Rikonceptim i komisionit të reformës zgjedhore, me afate dhe detyra të qarta. Është e papranueshme të mos c çohet përpara ky prioritet. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interes i Shqipërisë. Komisioni i reformës deri tani nuk ka pasur asnjë produket.

Së dyti, besoj biem dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar, çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie.

Pëer këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore, së pari për PPP dhe problematikat në shëndetësi. Jemi dëshmitarë të gjithë bashkë se prokuroria ende nuk ka finalizuar hetimet mbi këto ccështje. Komisioni hetimor do të synojë ta ndihmë prokurorinë.

Do të kërkojmë komision hetimor për çështjen e të dhënave personale të qytetarëve, patronazhistët apo dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin YIMS. Së treti jemi njohur dhe njihemi çdo ditë me të dhëna se si zyrtyare publikë vendosin të pasurojnë të afërmit me fondet publiuke, ndaj një komision hetimor do të kërkohet për konfliktin e interesit dhe abuzimet me ligjin”, tha Bardhi.