Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar për vendimin e parë që do të ndërmarrë nëse fiton Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë televizive, ai thotë se do të dërgojë institucionet audituese në Bashkinë e Tiranës për të evidentuar çdo parregullsi që janë bërë përgjatë punës së saj.

Alimehmeti thotë se nëse gjenden parregullsi në Bashkinë e Tiranës, atëherë institucionet ligj zbatuese duhet të veprojnë.

Pyetje: Cila do jetë gjëja e parë nëse do të jeni pasuesi i Erion Veliajt? Vendimmarrja e parë që do merrni?

Alimehmeti: Hapja e dyerve, ftesa e organeve, një ndër katër organeve më kompetente të auditimit. Të marrin gjithë ecurinë si ka ecur. Nëse gjejnë situata, të veprohet.

Pyetje: Pra të auditohet gjithçka që ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës?

Alimehmeti: Nëse aty ka, siç ne mendojmë se ka. Unë nuk jam as gjykues, as auditues. Duhet të shkojnë institucionet përkatëse të bëjnë punën e tyre. Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre institucionale. Ky është hapi i parë.