Këngëtarja Çiljeta është e njohur për raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Vite më parë ajo u kthye në “imazh” të PD pasi shoqëronte Berishën në fushatë.

Por prej kohësh tashmë komentohet si “tradhti” ndaj Doktorit përkrahja e hapur e Çiljetës për qeverinë.

Por sot duket se këngëtarja Çiljeta Xhilaga i vuri “vulën”. Ditën e sotme mbahet protesta për të cilën Berisha ka paralajmëruar që do të jetë një nga më të mëdhatë.

Por pikërisht në këtë ditë, Çiljeta ka parë me vend të publikojë një video të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj duke e duartrokitur.