Mbarë Greqia është tronditur nga ngjarja shokuese që është regjistruar ditën e sotme në Egaleo ku tezja shqiptare ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Për fat të mirë fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital

“Tezja na hodhi nga ballkoni”, bërtisnin duke qarë fëmijët.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe tezen duke tentur të hidhet nga ballkoni.

Fëmijët na thanë: “Tezja na hodhi nga ballkoni Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes .

“ Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur vazot me lule nga ballkoni, fëmijët në rrugë dhe ajoqë po përpiqej të binte poshtë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra”, tha një fqinj tjetër për protothema.gr .