Nëse vitin e kaluar përplasja Ilir-Donald ishin kryefjala e “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli është kryefjala e edicionit të dytë.

Gjithë vëmendja në rrjete sociale që prej fillimit, e që arriti kulmin pas diskutimit për gjendjen e tij shëndetësore, është përkthyer në rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve.

Që prej spektaklit të kaluar, ku Luizi numëronte afro 40,000 ndjekës, Instagramit të tij vetëm po i shtohen ndjekësit. Në më pak se 48 orë, numëron tashmë më shumë se 100,000 followers.

Çmenduri në Instagramin e Luiz Ejllit: Ja sa ndjekës iu shtuan

Duke marrë në konsideratë që fansat i kanë çuar mesazhe me dron e parashutë, duket se trendi i rritjes së ndjekësve do të vazhdojë. Luizi është i paparashikueshëm!