Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira.
Më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën ishin larguar nga shtëpia.
Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë.
Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.
Ndonëse burime pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht.
U tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri.
Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.
Më herët, dyshja na servirën një kartolinë të bukur festive.
Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv.Në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.
“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar më herët këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash.