Dafina Zeqiri është komentuar shumë në rrjet, pas disa fotove ku shfaqej me një varëse në formë kryqi. Kjo ka bërë që të përflitet se këngëtarja ka ndryshuar fenë.

Menjëherë Dafina ka reaguar duke thënë se feja e shqiptarit është Shqiptaria dhe se aksesorët apo veshjet i vesh vetëm për qejf.

“Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Çfarëdo që vë në qafë, vesh, e bëj për qejf”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.