do të vijojë procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit duke e lidhur refuzimin me detyrën e saj në krye të Kadastrës.
Këtë mandat pritet ta marrë Plarent Ndreca, kandidati i radhës në listën socialiste. Ndreca pohoi për mediave se do ta pranonte mandatin dhe se ishte “i nderuar nga kjo mundësi”.
Ndreca, me profesion jurist, ka përvojë të gjatë pune në administratën shtetërore në qeverisjen socialiste si Sekretar i Përgjithshëm në disa ministri të rëndëishsme, si ajo e Arsimit, Mjedisit dhe Turizmit dhe në Ministrinë e Brendshme.
Drejtoresha mban shumë akuza mbi shpinë sipas mediave, përfshi dhe disa afera me bashkëjetuesin e saj në Livadh të Himarës, të cilat pës shkak të të fortëve që qëndrojnë pas çështjeve.
Pas vendimmarrjes së KQZ-së, ai do të jetë deputet deri në zgjedhjet parlamentare të ardhshme të vitit 2025, pasi Kuvendi vendosi të ndërpresë mandatin e Ahmetajn për arsye mungese në seancat plenare që nga korriku 2023, kur Kuvendi votoi pro arrestimit të tij për aferën e inceneratorëve.
Ish-zëvendëskryeministër dhe ministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ai nuk pranoi të përballej me drejtësinë duke u shpallur si person në kërkim ndërkombëtar.
Emri i Ahmetajt u përfshi në hetimet për dhënien nga qeveria të 3 kontratave qindra-milionë euro për ndërtimin e inceneratorëve, një hetim që ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të tjerë të lartë, një ish-ministër dhe një ish-deputet të PS-së.
Hetimi i prokurorisë kundër ish numrit dy të qeverisë “Rama” zbuloi prona dhe investime të padeklaruara të tij në dy dekada si dhe pagesa të tërthorta të marra nga biznesmenët e inceneratorëve me vlerë 491 mijë euro si dhe një vilë në Hamallaj.