IMG_0341

Deputeti Dashnor Sula, i lënë jashtë listave të Partisë Demokratike në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë duke iu bashkuar garës së 11 majit me koalicionin “Nisma” dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Sipas listës së depozituar në KQZ, Sula është pozicionuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke synuar të sigurojë një mandat si deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim vjen pas përjashtimit të tij nga radhët e PD-së, duke shënuar një tjetër zhvillim në skenën politike të opozitës.