Këngëtarja Valbona Mema ka debatuar me Dea Mishel Hoxhën, pas komenteve të kësaj të fundit në lidhje me raportet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Blogerja ka ka ngacmuar tenorin Armaldo Kllogjeri për marrëdhënien miqësore me Valbonën, duke thënë se nuk e kupton pse ai e thërret “motër” këngëtaren.

Kjo gjë duket se ka acaruar Valbonën, e cila me tone të ashpra i ndalojë të komunikojë më me të.

Më pas, ajo iu drejtua Luizit duke i kërkuar që të mbyllë diskutimin për raportin e saj me Armaldon.

“Dea që në këtë moment të ndaloj që të flasësh në emrin tim, që në këtë moment. Luiz të lutem sot ëhstë ditë solidarizimi dhe nuk dua të kem debat me asnjeri”, theksoi këngëtarja