Situata e krijuar nga dëbora paraqitet problematike për tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen.

Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm.

Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona.

Sot ka vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.