Nuk kanë fund zbulimet e tmerrshme për femicidin në Ampelokipi, ku 39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko i shkroi edhe fëmijëve të tij, duke u shtirur si e ëma e tyre. Pas mesazheve që ai i ka dërguar motrës së viktimës, kanë dalë në dritë edhe mesazhet që ai u ka dërguar djemve të tij, duke u hequr se ishte nëna e tyre, e cila kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në papafingon e shtëpisë së tyre.

Fjala “baba” përmendet të paktën 6 herë në tekstin që vrasësi u dërgoi fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës. Në mesazhe, ai u shkruante djemve që të “dëgjonin babin e tyre”.

"Dëgjoni babin"/ Mesazhet që 39-vjeçari shqiptari u

"Dëgjoni babin"/ Mesazhet që 39-vjeçari shqiptari u

“Rafael, bebi, mami iku, mori rrobat, një valixhe, tashmë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të bëjë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg dhe jam ndarë me babanë, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni për të. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetëso, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ok? Edhe një gjë bebe, babi nuk e di që jam larguar, kur ta lexosh mesazhin, i thoni do ta marr në telefon, por mos të më marrë ai. Ok? Puthje bebe,”– thuhej në një mesazh.

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë. /gazetajone