Kanë nisur hetimet për shefin e krimeve në komisariatin e Devollit.

Pasi sipas informacioneve paraprake mësohet i Marsel Buçi, pretendon se është goditur nga shefi në ambientet e komisariatit.

Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Gjithashtu mësohet se hetimi për shefin e krimeve ka të bëjë pikërisht për djegien e makinave të këtyre të fundit.

Kujtojmë se për djegin e mjetit Volsvagen në pronësi të 34 vjeçarit nga Bilishti, u akuzua Deizi Arapi, të cilës gjithashtu dy javë më parë ju dogj mjeti.

Arapi akuzoi Buçin për ngjarjen duke e etiketuar si punonjësi i karburantit të Nallbatit.