E ashtuquajtura “gangsterja e Bilishtit” është bërë shkak edhe për mbylljen e karrierës së shefit të krimeve në komisariatin e Devollit.

Mbrëmjen e 23 gushtit 2022, gjatë një përplasjeje verbale që u kthye më pas në fizike, me patrullën e policisë në Bilisht, Arapi goditi me kokë në gjoks specialistin e zonës.
Sipas dosjes, në atë datë rreth orës 24:00, një gup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, kanë qenë në qendër të qytetit të Bilishtit. Nën zhurmën e kasetofonit të makinës se “gangsteres”, të rinjtë bërtisinin dhe ulërisnin.

Kështu disa punonjës policie u kanë kërkuar të rinjve të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.
Kërkesës së punonjësve të policisë, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese duke mos pranuar të ulë volumin, ndërsa nuk ka pranuar të shkojë me policët në Komisariat.

Policët kanë kryer shoqërimin e saj, por Deizi ka kundërshtuar me forcë duke goditur njërin prej tyre me kokë në gjoks. Kjo ka ndodhur edhe pasi policët e kanë futur në makinë, për ta çuar në komisariat.

Me 28 gusht Dezi Arapi ka dalë para gjykatës së Korçës. Prokurori Dashnor Nure ka kërkuar lirimin e “gangsteres” me masën detyrim paraqitje. Kërkesa është miratuar nga gjyqtari Arben Lera.
Gangsterja do të vijonte sherret deri tek djegia e makinave. Arapi “nuk kuresu” as shefin e krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu, i cili është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, i cili u akuzua për shkelje të Kodit të

Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit.
Dyshohet se Deizi Arapi e ka dehur dhe komprementuar Syziun në zyrë, duke e urdhëruar më pas të rrihte në sy të saj Marsel Buçin, me të cilin gangsterja ishte përfshirë në sherr.
Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Sipas Marsel Buçit sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste, por shtoi se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.