Sportistja Luiza Gega ka rrëfyer disa momente deçizive në jetën e saj dhe ka treguar edhe vështirësitë e shumta që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj.
Gega u shpreh se ka sakrifikuar dhe jetuar larg familjes për të arritur deri këtu ku është sot, ndërsa u shpreh se nuk do të kishte zgjedhur asgjë tjetër përveç këtij sporti.
“Më është dashur të lë një jetë normale, të jetoj larg familjes për të realizuar një ëndërr që të përfaqësoja veten time dhe flamurin kombëtar Familjes time, trajnerit dhe atyre që më urojnë janë bërë të gjithë bashkë që unë kam ardhur deri këtu. Sa I përket mbështetjes financiare ajo tha se vitet e fundit ka ndryshuar mbështetja dhe se dy vitet e fundit ka ndryshuar ligji për sportin. Së shpejti pres të jem e katërta në botë. Mamin kam shumë muaj që nuk e takoj. Nuk mund të lija stërvitjen nëpër male sepse e dija që qoftë edhe një hap pas do të më penalizonte”, tha ajo.
Kujtojmë se Gega arriti të shkëlqente në Mynih, ku arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionët madhor si Europiani.
Ajo tregoi një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa.