Klea Huta ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”. Jemi mësuar ta shohim si moderatore, aktore, madje dhe si këngëtare, por ajo tregoi se profesioni i saj i preferuar është të jetë nëna e Kridit.
Klea tha se jeta e saj ka ndryshuar shumë që pas lindjes së vogëlushit, i cili e ka rritur dhe e ka bërë njeri më të mirë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më të mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”, u shpreh Klea.