Para pak kohësh siç dhe ju kemi raportuar, këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha deklaroi se nëse kolegia e tij Artjola Toska bëhet pjesë e “BBVA” ai do të dilte pa brekë në sheshin “Skënderbe”.
Në lidhje me deklratën e Hoxhës, nuk është vonuar as reagimi i Artjola Toskës, e cila u shpreh se Sinanie njeh shumë mire, ndaj i ka bërë ato deklarata.
E ftuar në “Goca dhe Gra” këngëtarja u shpreh se Sinan Hoxha e ka thënë edhe në formë shakaje, por thotë se ajo nuk jep intervista dhe jo më të shkojë në BBV për të treguar pjesë nga jeta e saj.
“Sinani duke më njohur si tip që unë nuk dua intervista, jo më të shkoj në BBV dhe të tregoj gjithçka 24 orë nga jeta ime. Më njeh si tip edhe e di që s’futem edhe e ka thënë me shaka. Si duket kjo i ka zgjuar edhe portalet. Me çfarë të merremi dhe hajde t’i biem Artjolës”, u shpreh artistja.
Këngëtari Sinan Hoxha refuzoi që të bëhej pjesë e BBV për shkak ta axhendës muzikore që ai ka.