Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar, pasi hakerat kanë publikuar përmbajtjen e e-maileve të ish-kreut të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha paralajmëron se do të jetë një dimër i ashpër këtë vit, ndërsa nuk kursen edhe ironitë për qeverinë duke thënë se kështu është ku ngatërron “çunat” e Ajatollahut të Iranit, me “çunat” e Varrit Bamit…..

“Ehhh ç’na hapen pune???!!!
Do kemi dimer te ashper kete vit!!!
Po keshtu te gjen,
kur i ngaterron “çunat” e Ajatollahut te Iranit,
me “çunat” e Varrit Bamit…..”, shkruan Artan Hoxha.