Flutura dhe Bashkim Basha ishin burrë e grua, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar, në mes të një atentati mafioz ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.
Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur nga një makinë u qëllua me breshëri automatiku drejt një makine tjetër. Vetura e atyre që do të ishin viktima të atentatit, mesa duket gjatë humbjes së kontrollit përplasi motorin e çiftit Basha.
Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ka shokuar jo vetëm qytetin veri-perëndimor por mbarë vendin.