Ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj, viktima e atentatit të sotëm në Shkodër.

Mësohet se bresheria e plumbave e ka prekur ne pjesen e sipërme te trupit të viktimës.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Ramazan Mataj do të transportohet drejt morgut në Shkodër.

Policia, më herët, tha se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip Benz, me të cilën lëvizte i riu.

Ramazan Mataj kishte ardhur në Shqipëri nga Belgjika rreth një vit më parë. Policia po heton një nga pistat e mundshme, që lidhet me ndonjë konflikt jashtë vendit, si një mundësi për arsyen e atentatit. /gazetajone