I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej gati dy muajsh është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.
Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.
Por, së fundmi janë publikuar shumë foto të tij që dyshohet se janë realizuar kohë më parë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, apo foto nga plazhi dhe në momente të tjera.
Sot, Ervis Martinaj bën 40-vjeç dhe është publikuar një tjetër foto që ka lidhje pikërisht me ditëlindjen e tij.
Prapaskena ka publikuar një foto ku pretendon se është Ervis Martinaj duke u puthur me një vajzë, që pretendohet se është ish misi me iniciale E.P.
Nga mbishkrimi sipër fotos kuptohet se është realizuar për ditëlindjen e Ervis Martinajt.
“Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgoj lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku fytyrat e personave janë zënë me shirit të zi.
Ervis Martinaj njihej për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit shqiptar, pasi nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se natën e 5 gushtit 2022 e ka kaluar në një hotel të njohur në Durrës me misin me iniciale, D.K.
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi pak ditë më parë gjatë një interviste televizive se fotot e Ervis Martinajt po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.