Biznesmeni Fatmir Bektashi, cili është ortaku i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 17 kullave në kompleksin “Partizani” është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij.
Pas 2 orësh e 30 minutash, ndërtuesi Bektashi ka dalë nga ambientet e SPAK. Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro si ortak.
Kjo është hera e tretë që Bektashi paraqitet në SPAK. Ai është në masë detyrim paraqitje. Malltezi është në arrest me burg dhe vjehrri i tij, Sali Berisha ka dy masa detyrim paraqitje që e ka injoruar dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.