Një person është arrestuar në Vlorë mesditën e sotme pasi nuk i është bindur patrullës dhe forcave të policisë teksa po udhëtonte me automjet.

Mësohet se personi në fjalë është ndaluar nga Forcat Shqiponja pranë prefekturës së qytetit.

Po ashtu gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjet një pistoletë.