Janë publikuar pamjet e ngacmimeve seksuale të 25-vjeçarit Xhejson Bregu, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Tiranës.
Na veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
Vajza e huaj e cila ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të Xhejson Bregut ka qenë një keniane. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Ora News, ajo ka qenë duke zbritur shkallët për të shkuar tek parkingu dhe shkëmbehet me Xhejson Bregun. Ky i fundit, pasi shkëmbehet, i shkon sërish nga pas dhe e kap nga të pasmet.
Ka qenë 15-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici ku çoi në prangosjen e të riut. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën Bregut një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.